Merr flakë automjeti, shpëton 27 vjeçarja

schedule10:01 - 13 Maj, 2019

schedule 10:01 - 13 Maj, 2019

Dy makina janë shkrumbuar në Durrës dhe në Cërrik. Në qytetin bregdetar, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm tek Ura e Dajlanit, në hyrje të Portit. Automjeti drejtohej nga një 27-vjeçare dhe ka qenë në lëvizje gjatë momentit kur shpërtheu në flakë.

Fatmirësisht gruaja  doli pa u lënduar nga makina, kurse  zjarrfikësit shuan flakët. Ndërsa në Cërrik, djegia e një makine dyshohet se ka qenë e qëllimshme, pasi ajo ka qenë e parkuar në rrugë pranë banesës së pronarit. Sipas policisë nuk ka pasur dëme në njerëz.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit në automjet./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!