Nga Leontina Nika
Ëndrra shpesh është e vështirë të materializohet. Puna dhe besimi ka qenë forca për Alban Xhafën dhe Armela Memën në rrugën e artit. Kjo është një ditë e mbushur me emocione të përziera për artistët e rinj të degës së grafikës të cilët punimet e tyre të diplomës i prezantojnë në një ekspozitë.
ALBAN’S Dream e ka pagëzuar punën e tij në filmin e animuar në 3D , ku krye personazh është ai vetë, i ndodhur përballë dyerve të cilat i duhet t’i hap.
Realizimi i këtij filmi në 3D me 7 programe të ndryshme ka qenë i vështirë, por falë mbështetjes së pedagogëve ai ia ka dalë.
Artisti i ri, jo vetëm ka realizuar një punë, e vlerësuar me notë maksimale, por ai ka shfaqur edhe një thellësi mendimi.
I bindur është se ai do mposhtë çdo vështirësi me qëllim që ëndrra e nisur të mos i shkërmoqet.
Arti për Armela Memën ka qenë shtegu për të kapërcyer vështirësitë e socializimit me njerëzit.
Puna e saj me titull “Lojë dhe vetëm loja” paraqet një rrugëtim të ndarë në 7 pjesë, të cilat ngjasojnë si shkrepje të disa prej momenteve më të rëndësishme të artistes në hapat e parë. Ndihmuar nga dy personazhet imagjinar
“Peshku ka qenë frymëzimi, ndërsa Aligatori frika. Të dy këto personazhe imagjinar më kanë ndihmuar që të vazhdoj ëndrrën dhe të arrij deri këtu”
Spektatori mund të prekë nga afër botën e saj përmes një aplikacioni ku shfaqet ilustrimi i librit të saj.
Ndërkohë që edhe punimet e tjera të prezantuar në galerinë fab shquhen për mesazhet, për natyrën dhe ambientin./Abcnews.al/