Gennaro Gattuso kërkon te Valencia e tij një lojar që e njeh mirë. Bëhet fjalë për sulmuesin anësor, Matteo Politano. Italianin ai e ka pasur nën urdhra te Napoli.
Klubi spanjoll e ka bërë një ofertë për futbollistin e kërkuar nga “Rino”, por italianët nuk e kanë pranuar. 10 milionë euro janë konsideruar të pamjaftueshme për Napolin, ndërkohë që Valencia nga ana tjetër po mendon ta përmirësojë propozimin e bërë.
“Il Mattino” shkruan se spanjollët janë gati që të ofrojnë tani 13 milionë euro për Politanon dhe duhet parë nëse Napoli do të kënaqet nga oferta e re.