Marash Kumbulla është rikthyer sërish në “orbitën” e Fiorentinës, që e donte mbrojtësin që kur ishte te Verona.
Duke qenë se këtë verë mund të humbasë mbrojtësin Nikola Milenkovic, te Fiore mendojnë pikërisht për Kumbullën si zëvendësues.
Lojtari i kombëtares shqiptare është nën kontratë me Romën, që sigurisht e shet vetëm për ofertën e duhur, pasi ka shpenzuar rreth 30 milionë euro për Kumbullën. / abcnews.al

