Policia Rrugore në Tiranë ka kapur “mat” një shofer në Tiranë i cili kishte një pasagjer të vogël, të pasiguruar në automjetin e tij. Në videon e filmuar përgjatë unazës së Tiranës, mund të shihet një automjet tip “Renault”, nga baxha-ja e të cilit ka dalë një fëmijë i vogël.
Në këtë rast, vogëlushi jo vetëm që nuk ishte i siguruar me rrip sigurimi në sedilje, por ndodhej në këmbë ndërsa automjeti lëvizte duke rrezikuar kështu edhe jetën.
Në njoftim, Rrugorja njofton se monitorimi i qarkullimit vijon ndërsa sillet në vëmendje se cilido që nuk përdor rripin e sigurisë dhe sistemet e fiksimit për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative 5.000 – 15.000 lekë të rinj dhe pezullim të lejes së drejtimit nga 6 deri 12 muaj.
NJOFTIMI
“Policia Rrugore e Tiranës
Vijon monitorimi intensiv i qarkullimit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, kujdesuni për sigurinë dhe shëndetin e vetes dhe të fëmijëve tuaj!
Cilido që nuk përdor rripin e sigurisë dhe sistemet e fiksimit për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative 5.000 – 15.000 lekë të rinj dhe pezullim të lejes së drejtimit nga 6 deri 12 muaj.” /abcnews.al/