Lukashenko dëshiron të dërgojë trupa në Ukrainë, oficerët i thonë jo

schedule22:05 - 10 Korrik, 2022

schedule 22:05 - 10 Korrik, 2022

Oficerët e lartë të brigadës së pestë të Forcave Speciale në Bjellorusi i kanë treguar presidentit të këtij shteti, Aleksandër Lukashenko se janë kundër dërgimit të trupave për të luftuar kundër Ukrainës.

Lukashenko është mbështetës i madh i presidentit rus, Vladimir Putin.

Ukraina ka thënë se prej territorit të Bjellorusisë janë sulmuar me raketa.

“Duke hyrë në luftë kundër Ukrainës, Bjellorusia do të dëbohet nga komuniteti i shteteve të qytetëruara dhe do të jetë një i dëbuar ndërkombëtar për shumë vite në vijim”, shkruan oficerët ushtarakë, raporton Newsweek. /Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!