Ishte duke luajtur poshtë pallatit dhe u zhduk, gjendet nga policia pas një ore 3-vjeçari në Elbasan

schedule20:33 - 10 Korrik, 2022

schedule 20:33 - 10 Korrik, 2022

Një fëmijë i mitur rreth 3 vjeç është gjëndur nga forcat e posaçme Shqiponja në Elbasan. Fëmija është larguar nga shtëpia pa dijeninë e prindërve, ndërkohë ishte duke luajtur poshtë pallatit.

I vogli ishte larguar 3 km nga banesa në drejtim të universitetit ndërkohë ai banonte në lagjen “Vullnetari”.  Menjëherë janë vënë në lëvizje efektivë të forcave Shqiponja dhe fëmija 3 vjeç u gjet brenda një ore, ndërsa i është dorëzuar familjarëve. /abcnews.al