Milan “peshkon” te Arsenal, Pioli i vë syrin mbrojtësit spanjoll

schedule10:05 - 10 Korrik, 2022

schedule 10:05 - 10 Korrik, 2022

Milan vazhdon punën për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri. Maldini i ka piketuar lojtarët që duhet të tentojnë transferimin e tyre për t’i vënë nënurdhrat e Stefano Piolit.

Drejtuesit kuqezinjtë kanë menduar të “peshkojnë” në Premier League, ku mbrojtësi i Arsenalit është i zgjedhuri i tyre.

Bëhet fjalë për spanjollin, Pablo Mari, me këtë të fundit që nuk është në planet e Mikel Artetës për sezonin e ri dhe në këto kushte klubi anglez mund të pranojë shitjen e tij.

Verona e Fiorentina kanë paraqitur ofertat zyrtare për mbrojtësin spanjoll, por së fundi mediat italiane raportojnë edhe për një interesim konkret të Milanit, me Maldinin që ka kontaktuar menaxherët e Pablo Mari për të mësuar më shumë mbi kushtet e transferimit.

Kuqezinjtë duan të blejnë në mënyrë të menjëhershme kartonin e 28-vjeçarit dhe pritet të nisin negociatat me Arsenalin, që nga ana tjetër mund të heqë dorë edhe për një shifër më të ulët se 10 milionë euro, duke qenë se nuk e ka në plan futbollistin.

Kujtojmë se Pablo Mari e njeh shumë mirë kampionatin italian pasi sezonin e fundit luajti në Seria A në huazim te Udinese. /f.a/abcnews.al