Episodi i radhës së “Top Model Week”, na çon në qytetin e Fierit. Modelet kanë zbuluar këtë zonë të pasur me histori që nga antikiteti, janë njohur me shtresëzimet e pafundme të kulturës sonë, janë relaksuar në brigjet e Adriatikut dhe kanë shijuar mikpritjen e qytetit.
Fier veç natyrës, historisë dhe kulturës viteve të fundit është kthyer në skenën perfekte të fotove për ditën me të rëndësishme të një çifti. Ndaj me ndihmën e Ami Event, modelet u “ndeshën” në amfiteatrin e qytetit antik të Apolonisë si gladiatore të veshura me të bardhë.
Modelet e fundit të fustaneve dhe shkrepjet e aparatit fotografik e shndërruan në një spektakël vizitën në Fier.
Ky episod sjell për ju jo vetëm mode dhe fashion, por edhe ide e propozime interesante nga kryetari i bashkisë së fierit të guidat turistike dhe ciceronët e muzeve dhe parqeve arkeologjike, të cilët na sugjerojnë mbi turizmin e Fierit. Por nuk mbetet këtu sepse sezoni i celebrimeve po vjen dhe Ami Event sjell një katalog të pasur me ide të cilat modelet për ata që do të martohen së shpejti.
/abcnews.al/