Reperi i njohur, Fero, feston sot ditëlindjen. Ai ka mbushur plot 25 vite dhe urimet kanë qenë të shumta. Padyshim, nuk ka munguar urimi i bashkëshortes së tij, modeles Arbenita Ismajli.
Kjo e fundit ka realizuar një video, ku shfaqet së bashku me gjysmën e saj më të mirë në disa nga momentet e tyre më të bukura.
“Urime ditëlindjen për shpirtin tim binjak. Të dua”, ka shkruar Arbenita përmbi videon e ëmbël.
Kujtojmë që çifti janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Nina./abcnews.al