Pasi u larguan nga Kryeministria, protestuesit iu drejtuan Parlamentit, institucion të cilit i rezervuan të njëjtin trajtim me molotov. Policia ndërkohë është përgjigjur me gaz lotsjellës duke bërë kështu të mundur largimin e turmës së protestueseve. Në një video shikohet momenti kur sekretari organizativ i PD-së dhunohet dhe ndalet nga forcat e policisë. I shoqëruari është Sait Dollapin, ish-kreun e CEZ i cili ishte i pranishëm në protestën e sotme të opozitës./abcnews.al
Shikoni si dhunohet nga policia zyrtari i PD-së (Video)
schedule22:07 - 11 Maj, 2019
schedule 22:07 - 11 Maj, 2019