Rama: Respekt për trupat e Policisë së Shtetit

schedule22:36 - 11 Maj, 2019

schedule 22:36 - 11 Maj, 2019

Kryeministri Edi Rama reagoi sërish për protestën e opozitës. Në një postim në rrjetet sociale ai i uron shërim të shpejtë policëve të plagosur.

“Respekt për trupat e Policisë së Shtetit që me profesionalizmin e tyre nderuan uniformën e shtetit përballë një turme të udhëhequr nga dëshpërimi i politikës qorre. Shërim të shpejtë për policët e plagosur dhe ndëshkim për dhunuesit e tyre e për zjarrvënësit e institucioneve”, thotë Rama.

Në një postim tjetër më herët gjatë protestës, Rama theksoi se zjarri ndaj Kryeministrisë nuk i bën dëm aspak qeverisë, por i bën shumë dëm vendit.

Ndër të tjera kreu i qeverisë shkruante se: “Një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë “Aman ik!”

“Çfarë trishtimi një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë “Aman ik!”,ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj! Uroj që kujt vete ende pas kësaj politike qorre, t’i jetë hapur sonte syri nga zjarri që qeverisë s’ka ç’i bën,po Shqipërisë i bën veç dëm”, shkruan Rama në Twitter./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!