Kina dënon sulmin ndaj ish-kryeministrit japonez: Shpresojmë të shërohet së shpejti

schedule10:24 - 8 Korrik, 2022

schedule 10:24 - 8 Korrik, 2022

Zyrtarët kinezë janë shprehur të tronditur për atentatin ndaj  ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe, shkruan BBC.

Zyrtarët e vendit i shprehën ngushëllimet familjes së Abe, duke thënë se ata shpresojnë që ai të jetë jashtë rrezikut për jetën dhe të shërohet sa më shpejt, sipas një deklarate të një zëdhënësi të ministrisë së jashtme në një konferencë të përditshme në Pekin.

Abe, kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, aktualisht po merr një transfuzion gjaku në spital pasi u qëllua gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare në qytetin Nara.

Lexo edhe: “Po merr transfuzion gjaku”, vëllai i ish-kryeministrit japonez: Po bëhen të gjitha përpjekjet për t’i shpëtuar jetën

Policia arrestoi një 41-vjeçar në vendngjarje në lidhje me të shtënat, sipas mediave lokale.

/abcnews.al