Komuniteti botëror është tronditur nga sulmi i armatosur ndaj ish-kryeministrit të Japonisë mesditën e së enjtes Nara, ndërsa shumë media ndërkombëtare shprehin frikën se politikani 67-vjeçar mund të ketë vdekur.
Departamenti i zjarrfikësve në Nara (në Japoninë perëndimore) konfirmoi se Shinzo Abe , i cili u qëllua nga një person i armatosur me arme gjahu në shpinë teksa ish-kryeministri po mbante një fjalim elektoral në një ambient të hapur.
Lexo edhe: Atentat ish-kryeministrit japonez, bota reagon: Lutemi për shëndetin e tij
Një zëdhënës i qeverisë japoneze tha se ish-kryeministri u sulmua nga një personi i armatosur rreth orës 11:30 të mëngjesit (me orën lokale).
Mediat japoneze raportuan më herët se politikani veteran japonez, 67 vjeç, kishte pësuar vdekje klinike.
Megjithatë, në deklaratat e tij të fundit, kryeministri aktual i vendit, Fumio Kishida , tha se paraardhësi i tij ndodhet në spital “në gjendje kritike”.
Momenti i të shtënave
Close-up video of Japanese former PM Shinzo Abe being shot and the suspect being tackled. pic.twitter.com/QA0Ywupn8Z
— Global: MilitaryInfo (@Global_Mil_Info) July 8, 2022
Second video shows the attempted assassination of former Japanese Prime Minister Shinzo Abe
NOTE: Video not graphic, but viewer discretion is advised pic.twitter.com/BZNGHP78ds
— BNO News (@BNONews) July 8, 2022
<blockquote class=”twitter-tweet”><p lang=”en” dir=”ltr”>Police via NHK: The suspect is in his 40s.</p>— Scott Stedman (@ScottMStedman) <a href=”https://twitter.com/ScottMStedman/status/1545246871978799107?ref_src=twsrc%5Etfw”>July 8, 2022</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>
Burri që qëlloi ndaj politikanit, kryeministri më jetëgjatë i Japonisë (2006-2007, 2012-2020) është arrestuar dhe arma që ai përdori është sekuestruar nga policia, raportojnë mediet japoneze.
Bëhet fjalë për një 42-vjeçar , sipas informacioneve të para, ish-ushtarak.
Momenti i kapjes së autorit
NHK video shows the moment Shinzo Abe’s suspected attacker was stopped. Local media reporting a man in his 40s has been arrested on a charge of attempted murder #Abe #安倍晋三 pic.twitter.com/oMcDV31vfn
— Tom Bateman (@tomb8man) July 8, 2022
Njerëzit nxitojnë për të ndihmuar ish kryeministrin
WATCH: Bystanders rush to help former Japanese Prime Minister Shinzo Abe after he is shotpic.twitter.com/vgk7fn323p
— BNO News (@BNONews) July 8, 2022
Ish-kreu i qeverisë ishte duke mbajtur një fjalim elektoral përpara zgjedhjeve të Senatit të së dielës kur u qëllua, sipas transmetuesit publik japonez NHK dhe agjencisë së lajmeve Kyodo.
Transporti i ish-kryeministrit në spital me helikopter
Japan’s Former Prime Minister Shinzo Abe was shot! He was hit by two shots on his left chest! ️ Cardiopulmonary arrest: local media reports#ShinzoAbe #BreakingNews pic.twitter.com/usIhc9iyYN
— Madhaw Tiwari (@MadhawTiwari) July 8, 2022
Shinzo Abe ra përtokë mes gjakut, kishte hemorragji nga gjoksi dhe qafa, tha një burim i afërt për agjencinë e lajmeve Jiji.
Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida , ka njoftuar se po nxiton të kthehet në kryeqytetin e vendit, Tokio, dhe se do të ndërpresë fushatën e tij zgjedhore, pasi një person i armatosur sulmoi paraardhësin e tij dhe një anëtar aktual të partisë së tij, njoftuan mediat japoneze.
Informacioni se “ish-kryeministri Abe është në një gjendje arresti kardio-respirator” u raportua për herë të parë nga NHK, duke përdorur terminologjinë e autoriteteve japoneze kur vdekja thjesht mbetet për t’u deklaruar nga një mjek./abcnews.al/