Christian Eriksen është gati të nënshkruajë për Manchester United. Avokatët e tij dhe ata të klubit nga Old Trafford po shqyrtojnë dokumentet e transferimit, një hap përpara se të kryhen hapat e fundit në mënyrë që Man United ta shpallë atë si lojtar të ri.
Eriksen tashmë ka komunikuar me klubet e shumta që ishin të interesuara për nënshkrimin e tij se ai më në fund do të shkojë te Man United. /abcnews.al/