Me thirrjen “Rama ik” e ka nisur fjalën e tij, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në protestën që po zhvillohet përpara Kryeministrisë.
Përpara protestuesve, Këlliçi tha se kryeministri ia ka mbathur sot, duke e quajtur frikacak.
“Rama ik! Ta dëgjoj njëherë Rama deri në Vlorë. Ju vini në Tiranë ai ia mbath nga Tirana. Një frikacak që i fshihet të vërtetës.
Kjo bandë në krye të qeverisë është edhe pronarja e vërtetë e inceneratorëve”, tha Këlliçi.
“Kurrë mos thoni më ç’më duhet mua. Të gjithë bashkë të bashkohemi në sheshe”, shtoi deputeti.
Ndërkohë që Partia Demokratike ka thirrur protestë, kryeministri Edi Rama ndodhet aktualisht në Vlorë, ku do të marrëv pjesë në inaugurimin e Bypass-it të Vlorës. /abcnews.al

