Andreas Christensen është tashmë një lojtar i ri i Barçës. Qendërmbrojtësi danez, ka kaluar vizitat mjekësore dhe ka nënshkruar kontratën e re si lojtar i katalanasve deri në vitin 2026 dhe do të ketë një klauzolë prej 500 milionë euro.
Danezi ka veshur për herë të parë fanellën e blaugranave dhe ka dhënë fjalët e para si lojtar i Barçës, i shoqëruar nga presidenti i klubit, Joan Laporta .
Numri një i klubit ka zbuluar një anekdotë kurioze për të shpjeguar se ish-lojtari i Chelsea kishte ëndërruar të luante në “Camp Nou” që kur ishte fëmijë.
“Kur Christensen ishte 8 vjeç, ai shkroi në një copë letër se ëndrra e tij ishte të ishte një lojtar i Barçës dhe ne e kemi të dokumentuar. Duam lojtarë që duan të luajnë këtu” ka theksuar Laporta.
?️ @JoanLaportaFCB: ❝Christensen, when he was eight years old, wrote on a piece of paper that one of his dreams was playing at Barça. That’s what we want here at Barça. We want players in the first team dreaming of playing at Barça.❞ pic.twitter.com/FR6GAfd6xk
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 7, 2022
Danezi, nga ana e tij, shpjegoi se: “Nënshkrimi me Barçën është një ëndërr e realizuar . Mezi po pres të filloj stërvitjen me shokët e mi të rinj”.
? Christensen: ❝It’s a dream come true to sign for this club. I can’t wait to get started❞ pic.twitter.com/zqGnhkuBba
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 7, 2022
/f.a/abcnews.al