Ani Begaj dhe shoku i tij u arrestuan mesditën e sotme nga policia e Vlorës.
Sipas informacioneve për abcneës.al dyshohet se të arrestuarit kanë qenë në kërkim për masakrën e Çoles, nga ku mbetën të vrarë 3 të rinj.
Të dy të arrestuarit ishin duke lëvizur me një automjet tip Nissan.
Nuk i kanë ndaluar policisë në Lungomare.
Janë ndjekur nga policia dhe janë ndaluar në një rrugicë në lagjen pavarësia të Vlorës. Personi tjetër dyshohet se ka qenë në kërkim.
Është sekuestruar mjeti dhe dy Arme tip pistoletë.
Masakra e Çoles
Në 7 Prill 2015, pas një konflikti të armatosur, mbeten të vdekur Haki Rakipi, Alfred Velaj dhe Albi Limaj.
Policia arrestoi si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj.
Në 7 Prill 2015, pas një konflikti të armatosur, mbeten të vdekur Haki Rakipi, Alfred Velaj dhe Albi Limaj.
Policia arrestoi si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj.
Në Tetor 2017, tre anëtarë të familjes Llanaj plagosen në zonën e Transballkanikes, pranë qendrës së Vlorës. Shënjestra ishte Ferdinand Llanaj, vëllai i të dënuarit përjetë asokohe, Aleksandër Llanaj.
Bashkë me Ferdinandin, në këtë atentat plagoset edhe djali i tij 8-vjeçar, si edhe miku i familjes, Dritan Begaj.
Familja e Aleksandër Llanajt prej vitit 1998 ka një histori konfliktesh dhe hakmarrjeje që nisin nga një zinxhir vrasjes në Selenicë.
/abcnews.al/