Debat në Kuvend, Mziu-Ballukut: Kë lënë Rrugën e Arbrit rrugëve, Bypass-i burim aksidentesh

schedule13:23 - 7 Korrik, 2022

schedule 13:23 - 7 Korrik, 2022

Deputeti demokrat Xhelal Mziu ka akuzuar ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës për mos përfundimin në kohë të rrugës së Arbrit dhe për përfitime vetjake me buxhetin e dhënë për ndërtimin e saj.

Në interpelancën e kërkuar me Ballukun nga vetë Xhelal Mziu, deputeti demokrat tha se ministrja e Infrastrukturës ka lënë rrugën e Arbrit rrugëve dhe se në webin e kompanisë që ka marrë përsipër ndërtimin figuron se rruga ka përfunduar.

Mziu i kërkon Ballukut të japë llogari për rrugën e papërfunduar, ndërsa thotë se rruga e Arbrit është e rrezikshme, pasi sipas tij rruga nuk plotëson parametrat e duhura.

“Të uroj dhe të sugjeroj të mos kishe ardhur sepse do të pësosh fatin e Dionisit në 2021-in. Rruga e ngelur rrugëve nga ju ministre. Kam disa dokumente , u futa në webin e Gjokës : Segmenti  Bulqizë-Ura e Vashës 9 km, thotë që është rrugë e përfunduar. Janë hedhur plotë 41mijë metro kub asfalt. Kontrata duhet të mbaronte në 2014. Ky asfalt nuk u hodh, të jepet llogari për këtë rrugë që nuk ëshrë shtruar

Rruga jo vetëm që nuk mbaroi brenda afatit por krijuat bypassin e rrezikshme. Nuk ishte nevoja për bypass. Ndihmuat firmën me bypassin. Në këtë rrugë ka rekorde të pafundme të rasteve të aksidenteve që kanë ndodhur në bypassin e vdekjeve. Te webi ministrisë tënde është një urë, unë nuk e kam parë.

U mundova të gjej pjesë nga rruga që ka mbaruara. Dy tunelet e dy urave janë me kend më pak se 90 gradë. ky është standarti që ka zgjidhur ministria. duhet të ecësh me shpejtësi minimale sepse mund të përfundosh në tunel.

Pse nuk ka mbaruar rruga. 404 miliardë lekë me letra, 336 milionë euro janë shpenzuar për atë rrugë. Po të futesh në webin e thesarit do shohësh shifrën 58 miliardë. Ajo shifër del ne treg për të amortizuar situatën. Tuneli në rrugën e Arbrit do të jetë i rrezikshëm .

Është qoka miku i ministres. “Gjoka” mik i ministres Balluku. Pyes ministres sa është viti juaj 365 ditë apo 1 mijë ditë. ka kaluar çdo lloj afati që prej 2018-ës. Rruga ka ngelur rrugëve. Humbja në Dibër ju ka djegur, sot dibranët e matianët e vuajnë këtë sjellje të kësaj qeverise”, tha Xhelal Mziu./abcnews.al/