“Keni problem se inatoset dikush më në lindje?” Shehu: Rezoluta për dënimin e gjeoncidit serb nuk është e plotë

schedule11:31 - 7 Korrik, 2022

schedule 11:31 - 7 Korrik, 2022

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka thënë se rezoluta e paraqitur nga mazhoranca për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë, nuk është e plotë.

Ai tha në foltoren e Kuvendit se rezoluta nuk dënon gjenocidin, por mohimin e tij dhe shtoi se duhen miratuar 4 amendamentet e propozuara nga PD në mënyrë që rezoluta të rregullohet disi.

“Është një ditë e rëndësishme të miratojmë një rezolutë në lidhje me një të kaluar tragjike.

Mazhoranca ra dakord të bëjë një hap dhe të sjellë një material, e mori guximin e sasj, nuk e di ka marrë diku leje dhe erdhi sot me këtë material. Por pa e diskutuar, pa kërkuar konsensus. Kemi një rezolutë shumë konfuze, jo të plotë, jo të qartë, nuk e vë gishtin në plagë dhe problemet e rajonit për të nxjerrë mësime për të nesërmen.

Kjo duket që në titullin që përdorni, e quani këtë rezolutë për përkujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit, nuk dënoni gjenocidin. Ju dënoni mohimin e gjenociditi jo gjenocidin vetë.

Pse nuk e bëni? Keni problem se inatoset dikush më në lindje? Në radhë të parë shprehet që në titull problemi. Kemi paraqitur katër amendamente. Ju kolegë jeni jashtë linjave të rezolutës së PE. Por PE thotë që në të njëjtat krime janë përfshirë dhe forcat paraushtarake serbe, por thoni gjenocidi i forcave serbo-bioshnjake. I njëjti problem është edhe në    Kosovë. Ju mohoni unitetin serb përgjegjës për këtë gjenocid.

Kjo rezolutë është e paplotë, nuk është ajo që duhet. Jeni mbrapa 5 hapa nga rezoluta e PE kur duhet të ishim 5 hapa para.

Pse fusni dy rreshta për Kosovën? Për të mohuar rezolutën e ardhshme? Për të larë gojën? Dhe atje nuk dënoni gjenocidin, por spastrimin etnik.

Kjo rezolutë ka nevojë për pasurim, për të miratuar 4 amendamentet tona. Diçka e e madhe ju ka ndaluar të thoni të vërtetën”, tha Shehu. /abcnews.al