Sekuestrohen mijëra armë zjarri në zonën e pasur të Los Angeles

schedule12:57 - 11 Maj, 2019

schedule 12:57 - 11 Maj, 2019

30 agjentëve të policisë amerikane u janë dashur plot 12 orë që të sekuestronin me mijëra armë zjarri në një vilë në zonën e pasur të Beverli Hills. Pas arrestimit, pronari i armëve u la në liri me kusht pasi pagoi 50 mijë dollarë garanci.

Një zbulim i pabesueshëm që shihet në pamjet e transmetuara nga televizionet amerikane KCBS e KCAL-TV. Me mijëra armë zjarri ishin fshehur në një vilë në zonën e pasur të Los Angeles, pranë Playboy Mension në kufi me lagjen e Bel Air. Ka qenë një  telefonatë anonime që u ka lejuar agjentëve amerikanë të gjejnë depozitën e shitjeve të paligjshme të armëve. Personi i arrestuar dhe më pas i lënë i lirë, është pjesë e një familjeje shumë në zë, ndërsa pronarja e vilës për momentin nuk është sinjalizuar ende nga policia.

Girard Saenz, u arrestua dhe u la i lirë me kusht pasi pagoi 50 mijë dollarë, është një emër i njohur për forcat e rendit. Ai është arrestuar dhe më parë me akuzën e transportit të paligjshëm të armëve. Këtë herë ai ka mbajtur 30 agjentë të zënë me punë për 12 orë. Kaq kohë u deshën për të gjetur të gjitha armët, ndërsa pistoletat ishin vendosur në dhoma të ndryshme të vilës. Agjenti që drejtoi operacionin u shpreh se nuk kishte parë aq shumë armë në 30 vjet karrierë. Një arsenal i tillë në një banesë private është i pabesueshëm, përfundoi ai. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!