Presidenti i Bosnje Hercegovinës falenderon deputetët shqiptarë për miratimin e rezolutës së gjenocidit të Srebrenicës

schedule10:25 - 7 Korrik, 2022

schedule 10:25 - 7 Korrik, 2022

Nëpërmjet një video mesazhi, presidenti i Bosnje Hercegovinës, Shefik Xhaferoviç falënderoi sot deputetët shqiptarë për miratimin e rezolutës së gjenocidit të Srebrenicës.

“Falënderoj të gjithë deputetët e parlamentit të Shqipërisë për miratimin e rezolutës për gjenocidin e Srebrenisës. Në të vërtetë ky është respekt për viktimat. Shqipëria dhe BH janë dy vende miqësore”, tha presidenti i Bosnje Hercegovinës.

Kuvendi  do të mbajë sot një seancë ku pritet që të dënojë gjenocidin serb në Srebrenicë

Shumica qeverisëse ka dorëzuar projekt-rezolutën për përkujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.

Në projekt rezolutën e dorëzuar nga një grup deputetësh të Partisë Socialiste konfirmohet qëndrimi i Shqipërisë se mohimi i gjenocidit të kryer ndaj popullatës boshnjake nga forcat serbe të Bosnjës përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar.

 

/abcnews.al/