Blogerja shumë e komentuar, Armina Mevlani ka deklaruar se pushimet në Jug të Shqipërisë i janë kthyer në një ‘makth’. Kjo pasi ka një mungesë privatësie.
Armina ka zbuluar se pushimet që ajo ka shijuar më së shumti janë kur ka qenë e vogël kur ende nuk ishte e famshme.
Blogerja ka theksuar se nuk i vuan komentet, por nuk ndihet rehat.
“Kam qenë njëherë në në Borsh tek shtëpia e nëj familje. Ata çdo mëngjes na sillnin vezën e freskët, pulën e freskët, drekën darkën. Unë kam qenë diku tek 12 vjeç dhe i kujtoj si pushimet më të bukura me familjen. Tani do shkoja, por me Jugun e Shqipërisë kam probleme, gjithmonë kam përfunduar në gazetë dhe nuk më duken më pushime në këtë pikë. Fotografohem dhe më është kthyer në makth. Jo u dobësua jo u shëndoshë, më është kthyer në makth. Nuk i vuaj komentet, por nuk ndihem rehat. Nuk e shijon dot e kupton. Ato fundjavat e kam të ndarë mendjen që do më ndodhë kjo gjëja”, u shpreh ajo në “Goca dhe Gra”./abcnews.al