Akuza për spiunim, autoritetet iraniane arrestojnë disa shtetas të huaj: Mes tyre zv/ambasadori britanik

schedule21:01 - 6 Korrik, 2022

schedule 21:01 - 6 Korrik, 2022

Garda Revolucionare e Iranit ka arrestuar disa shtetas të huaj, duke përfshirë të dërguarin e dytë më të lartë të Britanisë në Teheran, për akte të dyshuara spiunazhi si marrja e mostrave të tokës në zona të kufizuara.  Lajmin e bëri të ditur televizioni shtetëror të mërkurën.

“Këta spiunë po merrnin mostra dheu në shkretëtirën qendrore të Iranit, ku u kryen stërvitjet e raketave ajrore të Gardës Revolucionare”, tha TV shtetëror.

Në televizion u shfaqën pamjet e Giles Whitaker dhe familjes së tij në Iranin qendror ku diplomati britanik dukej se po merrte mostra tokësore. Sipas asaj që raportoi televizioni shtetëror bëhet fjalë për një zonë ku do të testohej një raketë.

“Whitaker u dëbua nga (zona) pasi kërkoi falje”, thuhet në raportin televiziv.

Një nga të arrestuarit u identifikua nga TV shtetëror si bashkëshorti i atasheut kulturor të Austrisë në Iran. Po ashtu u publikuan fotografi të një të huaji të tretë, të identifikuar si Maciej Ëalczak, profesor universiteti në Poloni për të cilin thuhet se po vizitonte Iranin si turist.

Kujtojmë se Garda Revolucionare elitare e Iranit ka arrestuar dhjetëra persona me dy nënshtetësi apo të huaj në vitet e fundit, kryesisht për spiunazh dhe akuza të lidhura me sigurinë.

Grupet e të drejtave kanë akuzuar Republikën Islamike se po përpiqet të fitojë lëshime nga vendet e tjera përmes arrestimeve me akuza sigurie që mund të jenë të sajuara. Teherani mohon arrestimin e njerëzve për arsye politike. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!