Matthijs de Ligt është shumë afër kalimit te Chelsea, me Juventusin që ka filluar nga puna për të gjetur edhe zëvendësuesin e holandezit.
I preferuari i Missimiliano Allegrit është “muri” i Serie A. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Napolit, Kalido Koulibaly, i cili me shumë gjasa do të largohet nga skuadra napolitane, pasi palët nuk kanë gjetur akoma gjuhën e përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin mes tyre.
Në këtë kushte sipas asaj që raportohet nga “Tuttosport” se sot Cherubini do të takohet me agjentin e nigerianit.
De Laurentiis e velrëson lojtarin e tij 40 milionë euro, dhe duke qenë se lojtari është mbi 30-vjeç, është pak problem pasi “Zonja e Vjetër” nuk dëshiron të shpenzojë kaq shumë, gjithsesi mbetet të shikohet se cila do të jetë e ardhmja e Koulibaly. /f.a/abcnews.al