Struktura e Posaçme e Anti-Korrupsion në një bilanci të publikuar së fundmi për muajin qershor, raporton se ka janë dërguar për gjykim 3 procedime penale me 26 persona të pandehur.
Sipas SPAK, pas kërkesave përfundimtare të prokurorëve të posaçëm janë dhënë nga Gjykata e Posaçme 5 vendime themeli, janë deklaruar fajtorë 29 të pandehur.
SPAK bën të ditur se janë konfiskuar 6 automjete, 82 aparate celular të markave të ndryshme, 6 laptop. Po ashtu janë sekuestruar 303.800 (treqind e tremijë e tetëqind ) mijë lekë, 20.074 (njëzetmijë e shtatëdhjetë e katër) EURO, 1.005 (njëmijë e pesë) paund (GBP), 12.000(dymbëdhjetë) mijë dollarë, 2200 (dymijë e dyqindtë) franga.
Gjatë muajit Qershor 2022:
- Janë paraqitur 12 kallëzime penale, nga të cilat për 5 kallëzime është vendosur mosfillim i hetimeve.
- Janë regjistruar 7 procedime penale, nga të cilët 2 procedime për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 5 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin.
- Janë dërguar për gjykim 3 procedime penaleme 26 persona të pandehur, nga të cilat, 2 procedime me 25 të pandehur për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe një procedim me një të pandehur për vepra penale që lidhen me korrupsionin.
- Bazuar në kërkesat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçmeështë miratuar nga Gjykata e Posaçme një masë sigurimi personal ndaj një personi nën hetim.
- Pas kërkesave përfundimtare të prokurorëve të posaçëm janë dhënë nga Gjykata e Posaçme5 vendime themeli, janë deklaruar fajtorë 29 të pandehur.
- Janë kthyer 54 përgjigje për shkresa të ardhura nga institucione të ndryshme lidhur me statusin e shtetasve dhe zyrtarëve publikë shqiptarë në raport me procedimet penale ndaj tyre.
- Janë ekzekutuar 6 vendime penale të formës së prerë si dhe janë nxjerrë 22 urdhra ekzekutimi për persona të dënuar nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë.
- Janë nxjerrë urdhra ekzekutimi per konfiskimin e pasurive të luajtshme si më poshtë:
- Automjete 6 copë
- Aparate celulare 82 copë të markave të ndryshme
- Laptop 6 copë
- Janë nxjerrë urdhra ekzekutimi për konfiskimin e Vlerave Monetare si më poshtë:
- 800 (treqind e tremijë e tetëqind ) mijë lekë
- 074 (njëzetmijë e shtatëdhjetë e katër) EURO
- 005 (njëmijë e pesë) paund (GBP)
- 000(dymbëdhjetë) mijë dollarë
- 2200 (dymijë e dyqindtë) franga
- Janë miratuar nga prokurorët e posaçëm 30 vendime për miratim takimesh të të paraburgosurve me familjarët e tyre dhe 3 vendime per lejimin e kryerjes së bisedave telefonike.
- Janë vënë në ekzekutim 3 letërporosi të ardhura nga autoritetet e huaja gjyqësore; janë dërguar 7 letërporosi për ekzekutim autoriteteve të huaja.
- Janë mbajtur 4 takime koordinuese palë në marrëveshjet në kuadër të skuadrave të përbashkëta hetimore me autoritetet e huaja.
- Është dërguar dokumentacioni pranë Ministrisë së Drejtësisë me qëllim ekstradimin e 3 shtetasve shqiptarë nga jashtë vendit në Republikën e Shqipërisë.
- U është kthyer përgjigje e plotë 24 (njëzetë e katër) kërkesave për informacion brenda muajit Qershor 2022.
/abcnews.al/