Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ka filluar numërimi mbrapsht, ja kur pritet të zbarkojë Di Maria në Torino

schedule10:10 - 6 Korrik, 2022

schedule 10:10 - 6 Korrik, 2022

Ka nisur numërimi mbrapsht për Angel di Maria. Juventusi tashmë pret argjentinasit për të vendosur pikat mbi “i” të një marrëveshje që ka zgjatur me javë të tëra.

Ish-lojtari i PSG pritet të nënshkruajë një kontratë një vjeçare në fund të të cilit pothuajse me siguri do të kthehet në vendlindje për të veshur fanellën e Rosario Central.

Sipas mediave italiane, të premten, Di Maria më në fund mund të jetë në Torino për t’iu nënshtruar ekzaminimeve të zakonshme mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën.



Pak orë më vonë, me siguri do të jetë radha e Pogba. Prandaj, të dy duhet të jenë në dispozicion të Allegrit që nga dita e parë e grumbullimit, e përgatitjeve parasezonale. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!