Policia italiane ka zhvilluar një megaoperacion mëngjesin e sotëm.
Ekipi i Bolonjës po ekzekuton 43 masa sigurie për veprat penale të aktivitetit kriminal me qëllim trafikun e drogës dhe pastrimin e parave.
Konfidencialiteti i hetuesve është maksimal, por një shënim i komisariatit bën të ditur se janë sekuestruar një milion euro si pasojë e veprimeve të paligjshme.
Informacione të mëtejshme do të shpërndahen gjatë paradites, shkruajnë mediet italiane./Abcnews.al/