Ndryshe nga herët e tjera, emisioni “Provokacija” nuk u hap me monolog, por me një test. I përgatitur nga vetë moderatori Mustafa Nano, testi mat koeficientin e inteligjencës. Megjithatë siç sqaron vetë ai, kur t’i përgjigjeni pyetjeve nuk është e thënë t’u përgjigjeni të gjithave sepse disa gjëra nuk i dimë.
“Ky është një test që unë e quaj një test për të matur IQ. Nuk është e thënë që t’u përgjigjeni të gjithave sepse ka gjëra që nuk i dimë. Ka gjëra që secili prej nesh nuk i di. Siç kanë thënë edhe grekët e lashtë, ‘dimë një gjë që nuk dimë asgjë’”, tha Nano.
Pyetjet e testit:
-Cili është kuptimi i fjalës “i topitur”:
Drithërues
I shtangur
I rëndë
Në agoni
-Si shkruhet:
Ia tha atyre
Ja tha atyre
Ua tha atyre
Jua tha atyre
-Nëse unë them “qytezë” në mendje ju vijnë:
Vëllezërit Belushi
Vëllezërit Nazarko
Vëllezërit korçarë Stefi dhe Endri
Motrat Qiriazi
-Kush e ka shkruar “Lulja e kujtimit”:
Mitrush Kuteli
Faqion Postoli
Petro Marko
Pëllumb Kulla
8+2/4-2 është baraz me
5 apo 9 apo 7,5?
-Në Kanunin e Lekë Dukagjinit thuhet se:
Grueja asht shakull për me mbajt
Grueja asht shtylla e shpisë
Mbi gruen nuk vihet dorë
Grueja nuk ban me nxjerr za gjatë aktit seksual
-Termi “Forensik” lidhet me:
Pyjet
Parlamentin britanik
Sportin e golfit
Hetimin kriminal
-Cili lumë kalon në Skrapar:
Osumi
Shkumbini
Vjosa
Devolli
-Si quhej dinastia e famshme mesjetare e serbëve:
Nemanjiç
Cernojeviç
Dushanoviç
Kopiliç
-Cili është komandamenti i parë:
Mos lejo skllavërinë
Mos vrit
Ndero prindërit
Mos adhuro Zot tjetër përveç meje
-Çfarë është klitori:
Emri i një dhëmballë
Emër i një race andaluziane qensh
Një lloj luleje e egër në zonën e Lurës
Pika më erogjene në trupin e femrës
-Kush e pagëzoi Jezu Krishtin:
Ndue Pagëzori
Gjon Pagëzori
Gjin Pagëzori
Zef Pagëzori
-Etimologjia është një shkencë që studion:
Insektet
Origjinën e fjalëve
Origjinën e jetës
Verërat
120/1000=
12%, 120% apo 1,2%?
-Cila nga gjashtë gjërat e mëposhtme është më pak e ngjashme se 5 të tjerat:
Limoni
Thana
Fasulja
Kajsia
Ftoi
Rrushi
-Cili nga personat e mëposhtëm nuk mori pjesë në Kongresin e Manastirit:
Gjergj Fishta
Shahin Kolonja
Faik Konica
Luigj Gurakuqi
-Sa dhëmbë ka Luana Vjollca:
32, 42, 28, apo 18?
-Formula e Pagëzimit është:
Një roman i Ismail Kadaresë
Dokumenti i parë i shkruar në gjuhën shqipe
Emri i një koalicioni partish në Spanjë
Këngë e kënduar nga Noizy
-Zekati është:
Një lagje e Prizrenit
Një futbollist i Ajaxit
Një shoqatë myslimane anti trump në Amerikë
Një urdhërim i fesë islame për të asistuar ekonomikisht të varfërit
-“Të lumët na për t’Lumin Zot” është një varg i marrë nga:
Eposi i Kreshnikëve
Komedia Hyjnore
Lahuta e Malcis
Libri i Psalmeve
-Cilat nga qytetet e mëposhtme nuk është në Kosovë:
Kragujevac
Zubin Potok
Shtërpcë
Graçanicë
/abcnews.al