187 gola në dy ndeshje, nisin hetimet për trukime: Mediokritet!

schedule20:11 - 5 Korrik, 2022

schedule 20:11 - 5 Korrik, 2022

Hetime në Sierra Leone për dy ndeshje të ligës së dytë, pasi u shënuan plot 187 gola. Këto gola i realizoi Kenema, në dy sfida.

Kundër Lumbemu United fituan 95-0, ndërsa ndaj Koquima Lebanon 91-1. Ccudia është se shumica e golave janë shënuar në pjesët e dyta, 93 dhe 84 gola.

Federata e Futbollit në Sierra Leone i ka konsideruar të pavlefshme rezultatet e këtyre dueleve dhe pritet që të merret një dënim.

“Nuk mund të qëndrojmë dhe thjesht të shohim këtë situatë të turpshme, duhet ta ndëshkojmë atë.

Do të nisim një hetim të menjëhershëm dhe t’i vendosim para përgjegjësisë të gjithë autorët që kanë përgjegjësi për këtë mediokritet”, u shpreh presidenti i federatës, Thomas Daddy Brima.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!