Përplasja me armë në Vlorë, i plagosuri: U futa në lokal, pash që më rridhte gjak 

schedule15:20 - 10 Maj, 2019

schedule 15:20 - 10 Maj, 2019

 

Personi që mbeti i plagosur nga përplasja me armë midis dy grupe personash thotë se në fillim kujtuan mos ishin fishekzjarre. Por më pas kur nga frika u futëm brenda në lokal pash që po më rridhte gjak. 

 

Dy grupe u përplasën me armë në Lungomare të Vlorës  dhe një person që nuk kishte lidhje me ta u plagos. Ai është Dajko Cenodemaj i cili mori një plumb në këmbë dhe s’ka rrezik për jetën.

Po pija kafe me tre shokë,  dëgjuam të shtënat përballë nesh“, tregon Cenodemaj.

“Ne thamë se ishin fishekzjarrë, kur e pamë që ishin armë, qëlloheshin nga të dyja krahët. Edhe nga fuoristrada, edhe ata të tjerët, pastaj po vinin edhe në këmbë disa djem. U futëm të gjithë brenda. Kur u futëm brenda pash gjakun që po më rridhte nga këmbët, aty shoh që kisha marrë plumb në këmbë. Më mori një shokë me makinë me solli në spital”

Ngjarja ndodhi afër mesditës së kësaj të premte. Breshëri armësh u dëgjuan në zonë dhe më vonë u mësua se pati shkëmbim zjarri nga persona që ndodheshin në dy automjete.

Është qëlluar me armë ndërsa mjetet ecnin paralelisht në Lungomare. Një skenë e frikshme filmash dhe që alarmoi banorët.

E gjitha zgjati jo me shumë se 7 minuta. Makinat u larguan me shpejtësi nga Lungomare, kurse njëra sipas tyre, tip Land Rover u gjet e djegur në Babicë në një zonë të thyer.

Një person me precedentë të mëparshëm penal, i cili para pak kohesh i ka shpëtuar një atentati me bombë, dyshohet se ishte në makinën që u sulmua.

Policia vendosi perimetrin e sigurisë në një zonë të gjerë aty ku është edhe një kompleks, në të cilin ka banuar Edison Harizaj, i ekzekutuar disa muaj më parë.

Në Vlorë dhe në njësinë administrative rreth saj ku dyshohet se janë fshehur atentatorët  zbarkuan për të kryer kontrolle forcat e ndërhyrjes së shpejtë FNSH si dhe Delta Force.  Policia e Vlorës konfirmon se për ngjarjen u shoqëruan disa persona, por ende nuk ka një të ndaluar./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!