Fulham ka arritur të sigurojë shërbimet e mesfushorit portugez të Sporting Lisbonës. Bëhet fjalë për Joao Palhinha, i cili tashmë do të luajë në Premier League.
Lajmin e ka zyrtarizuar vetë klubi anglez, me lojtarin që ka thënë edhe fjalët e para si futbollisti më i ri i Fulham dhe premtoi se do të japë maksimumin për të ndihmuar skuadrën të arrijë objektivat.
“Jam krenar që kam firmosur me Fulhamin dhe do të luaj në Premier League, një nga kampionatet më të fortë në botë. Kisha oferta të shumta, por më joshte ideja që të luaj në Angli, ndaj premtoj se do të bëj maksimumin për të ndihmuar skuadrën në fushë”, deklaroi portugezi. /f.a/abcnews.al