Margaret Keane, kush është piktorja, e cila paditi bashkëshortin që bota të njihte punën e saj

schedule17:36 - 4 Korrik, 2022

schedule 17:36 - 4 Korrik, 2022

Margaret Keane, artistja e “syve të mëdhenj” duhej të padiste bashkëshortin e saj për t’i njohur vlerat e saj artistike pasi ai uzurpoi talentin e saj.

Margaret DH Keane ishte një artiste amerikane e njohur për pikturat e saj të subjekteve me sy të gjerë. Ajo pikturonte kryesisht gra, fëmijë ose kafshë në vaj ose me materiale të përziera. Puna arriti sukses tregtar përmes riprodhimeve të lira në printime, pjata dhe gota. Por për një kohë të gjatë burri i saj mori lavdinë dhe paratë që i takonin.

Ai pretendoi se pikturat e saj ishin të tijat. Këtë e ka dëshmuar në gjykatë në një mini konkurs pikture me ish-bashkëshortin.

Ajo fitoi përfundimisht gjyqin, por jo 4 milionë dollarët që ai kishte bërë në kurriz të saj duke u paraqitur si artisti, pasi që atëherë ai kishte falimentuar.

E lindur si Peggy Doris Hawkins, ajo studioi vizatim në Nju Jork përpara se të gjente punë për të pikturuar krevat fëmijësh në vitet 1950.

Ajo shpejt kaloi në artin e saj përpara se të takonte Walter Keane në 1955. Ndërsa në vitet 1960, pikturat ishin të kudondodhura, me yje të tillë si Dean Martin dhe Joan Craëford që blinin origjinalet. Andy Warhol tha në atë kohë: “Unë mendoj se ajo që Keane ka bërë është thjesht e mrekullueshme. Duhet të jetë mirë. Nëse do të ishte keq, kaq shumë njerëzve nuk do t’i pëlqenin.”

Çifti u divorcua menjëherë më pas dhe në vitin 1970, ajo shpalli publikisht se ishte artistja e vërtetë. Në vitin 1986 ajo paditi Walter Keane dhe USA Today për pretendimin se ai ishte pas pikturave. Ajo e fitoi çështjen pas një “pikture” në gjykatë, por nuk mori kurrë dëmshpërblimin me vlerë 4 milionë dollarë, pasi Qalter Keane ishte falimentuar…

Historia e saj më vonë u shndërrua në filmin e vitit 2014 Big Eyes, me protagoniste Amy Adams, gjë që çoi në një ringjallje të shkurtër të popullaritetit për punën e saj. Ajo vdiq më 26 qershor./abcnews.al