Një jaht me 3 turistë austriakë ka lëshuar sinjalin SOS, pasi rrezikon mbytjen 3 milje nga bregdeti i Kallmit në Durrës.
Lajmi konfirmohet nga kapiteneria e Durrësit. Mësohet se forca e detit është 6 ballë. Dyshohet se jahtit me 3 turistë i është fikur motori nga moti i keq.
Ndërkohë Rojet Bregdetare me një rimorkiator janë nisur për t’i ardhur në ndihmë turistëve të huaj./abcnews.al