Rrezet e diellit, sidomos gjatë orëve të mesditës, janë të forta dhe mund të shkaktojnë lehtësisht djegie. Kjo nuk ndodh vetëm kur jeni në plazh, por mund të shkaktohet dhe teksa ecni. Për këtë arsye, nuk duhet të neglizhoni kremin kundër diellit si në fytyrë ashtu edhe në trup.
6 këshillat bazë që duhet të ndiqni
1. Sapo të shihni shenjat e para, si skuqja e shpinës fytyrës apo dhe trupit në përgjithësi, bëni një dush të ftohtë. Kjo do të pengojë rrjepjen e lëkurës. Megjithatë, kini kujdes, uji duhet të jetë i ftohtë. Mos e përdorni të nxehtë pasi do të irritojë më shumë lëkurën.
2. Gjatë banjës, shmangni pastrimin me sfungjer dhe eksfolimin për të shmangur acarimin e mëtejshëm të lëkurës.
3. Për të njëjtën arsye, sigurohuni që të mos ushtroni presion kur fshini trupin me peshqir.
4. Një hap i rëndësishëm është aplikimi i një kremi hidratues, një pas diellit ose aloe në të gjithë trupin dhe fytyrën.
5. Hidratimi i duhur dhe i thellë i trupit është vendimtar për të ndaluar rrjepjen e lëkurës. Pra, përveç kremrave hidratues, mos harroni të pini shumë ujë, të paktën 8-10 gota në ditë. Hidratimi jo vetëm që do të ndihmojë në rinovimin e lëkurës, por edhe në shërimin e plagëve.
6. Së fundi, sigurohuni që të shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me diellin dhe banjat e diellit për një javë derisa të shëroheni. /abcnews.al