Fiorentina ka gëzuar sulmuesin e kombëtares U-21, Eljon Toçi, pasi skuadra vjollcë e ka grumbulluar atë me ekipin e parë.
Pas paraqitjeve pozitive të zhvilluara nga talenti shqiptarë me ekipin e të rinjve, ka ardhur edhe mundësia që tashmë të tregojë vetën përpara trajnerit Vincenzo Italiano.
Tani i takon Toçit të tregojë aftësitë e tij me skuadrën e parë, për të bindur Italianon ta mbajë aty sezonin e ardhshëm, megjithatë është thuajse e sigurt që sulmuesi nuk do të qëndrojë më te të rinjtë vjollcë. /f.a/abcnews.al