Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka publikuar mesazhin e një mësuese, e cila thotë se i është kërkuar të paraqitet në punë më 7 korrik, dita e protestës së thirrur nga opozita.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Boçi shkrua se kryeministri Edi Rama e di shumë mirë se çfarë do të thotë protesta e 7 Korrikut dhe se i frikësohet .
Ndonëse zyrtarisht mësuesit janë me pushime, ata janë urdhëruar të paraqiten me forcë në shkollë, kundër çdo ligji e kodi dhe sidomos të jenë prezent në datën 7 Korrik, shkruan Boçi në Facebook.
Postimi i plotë:
TMERRI QË VJEN NGA PROTESTA
Rama e di mire se ç’domethënë protesta e 7 Korrikut.
Tmerri e paniku ndaj saj është i prekshëm.
Për ta penguar atë ai nuk përdor thjesht ndryshimin gënjeshtar ditor të çmimit të karburantit.
Ai e di që joshja nuk mjafton.
Ndaj është sulur me hordhinë e tij me bllokime e kërcënime.
Këtë po bën me mësuesit.
Megjithëse zyrtarisht ata janë me pushime urdhërohen nga drejtuesit të paraqiten me forcë në shkollë, kundër çdo ligji e kodi dhe sidomos të jenë prezent në datën 7 Korrik
/abcnews.al/