Djali i Simeones gati të bëjë hapin e madh në karrierë, pritet firma në Segunda Division

schedule09:50 - 3 Korrik, 2022

schedule 09:50 - 3 Korrik, 2022

Djali i vogël i Diego Simeones, Gianluca Simeone gati të bëjë hapin e madh në karrierë, pasi pritet të firmosë në Segunda Division te skuadra e Xerez.

Nga këtu i vogli i familjes Simeone synon që nga Xerez të bëjë edhe ngjitjen e shkallëve drejt La Liga, duke e përdorë skuadrën e Segunda Division si një trampolinë.

Sulmuesi 23-vjeçar ka qenë pjesë e Ibizas në dy sezonet e fundit dhe ka shënuar 14 gola në 58 ndeshje, ndërsa dje u prezantua zyrtarisht te Xerez, një ekip që synon ngjitjen në La Liga.

Gianluca është djali i dytë i Diego Simeones, pasi i madhi është Giovanni, i cili shkëlqeu sezonin e kaluar me Veronën dhe është në pritje për të mësuar se ou do të transferohet.

Djali i vogël i Simeones, Giuliano është gjithashtu sulmues dhe është pjesë e Atleticos së Madridit, teksa sezonin që lamë pas, i ati i dha edhe mundësinë e debutimit në La Liga. /f.a/abcnews.al