Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Sarandë. Mësohet se 35-vjeçarja nga Durrësi, Mandolina Jashari është hedhur nga kati i dytë i maternitetit ndërsa fëmija është vetëm një ditësh.
Nëna dhe foshnja janë transportuar në urgjencën e spitalin dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se 35-vjeçarja i përket komunitetit rom dhe ky ishte fëmija i saj i gjashtë.
NJOFTIMI
“Sot, rreth orës 22:00 , dyshohet në kushte depresioni është vetëhedhur nga kati i dytë i maternitetit, Sarandë, shtetasja M. J., 35 vjeçe, së bashku me fëmijën e saj të porsalindur.
Si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, momentalisht jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.” /abcnews.al/