Analistët serbë mendojnë se presidenti Vuçiç është i vetmuar për sa i përket linjës politike ndaj Kosovës. Ministri i jashtëm serb Daçiç nga ana e tij u shpreh se kreu i shtetit nuk duhet të kishte udhëtuar për në Tiranë.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, në Tiranë. Një ferr i përgatitur për Serbinë konsiderohet nga një pjesë e medias. Reagimi më i ashpër ka ardhur nga shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, i cili derisa presidenti vazhdon në samit, thotë se sjellja e Shqipërisë është e papranueshme dhe Serbia nuk duhet të marrë më pjesë ne samite të tilla. Incidenteve dhe protestave u është kushtuar vëmendja më e madhe.
Serbia, megjithatë, vlerësojnë analistët duket e izoluar politikisht, kurse Vuçiç nuk do ta ketë të lehtë në të ardhmen. Jaksha Shcekiç, gazetar i pensionuar i Reuters, thotë se Serbia ka zgjedhur rrugën e konfliktit të ngrirë.
Jaksha Shçeçik: “Ajo që i dhemb më shumë Vuçiç është fakti se ideja e tij nuk ka marrë mbështetje as në Serbi. Kisha ortodokse së shpejti pritet të ketë një deklaratë që do ta vulosë këtë, pas mbledhjes së këshillit të shenjtë. Opozita e ka shpallur tradhëtar dhe ai është futur në një cep. Hapësira e tij nuk është e madhe dhe Thaçi e Rama e dinë këtë. Daçiç thotë se nuk duhet shkuar në samite, ndërkohë Vuçiç është atje”.
Shqiptarët duan Shqipërinë e madhe dhe këtë bota po ua toleron. Kështu është paraqitur situata politike në Ballkan. Procesi i zgjidhjes së problemeve politike, siç vlerëson analisti Marko Savkoviç, është kthyer në fillim.
Marko Savkovic, Fondi Beogradas për Politika të Veçanta: “Këto samite janë më shumë simbolike për të çuar një mesazh të përspektivës Europiane dhe idesë se vendet e Ballkanit mund të funksionojnë bashkë. Por, nga ana tjetër besimi është shumë i ulët mes shteteve”.
Serbia, përkundër të gjithash, është shprehur e gatshme të vazhdoj dialogun me Kosovën nëse hiqen taksat./ABC News Albania 24/7