Nga Durrësi në Berat, për të shitur “të bardhë”, arrestohet 33-vjeçari

schedule12:00 - 2 Korrik, 2022

schedule 12:00 - 2 Korrik, 2022

Berat – Një i ri është vënë në prangat e policisë së shtetit për shkak se akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.

Në pranga ka rënë O. K., 36 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. H., 27 vjeç, të dy banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit O. K., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 6 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, ndërsa shtetasit E. H. i kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Më pas, në bashkëpunim dhe me shërbimet e DVP Durrës, u organizua puna dhe u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit O. K., në qytetin e Durrësit, ku u gjetën dhe u sekuestruan dhe 27 doza të tjera me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, si dhe një peshore elektronike.

Njoftimi i policisë:

Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Transportuesi”

Qarkullonin me lëndë narkotike në automjet, vihet në pranga 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.

Sekuestrohen 33 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis dhe një peshore elektronike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se 1 shtetas po shpërndante lëndë të dyshuar narkotike kokainë, në qytetin e Beratit, organizuan punën për kapjen e tij. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– O. K., 36 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. H., 27 vjeç, të dy banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll, në lagjen “Uznovë”, Berat, automjetin me të cilin udhëtonin këta dy shtetas.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit O. K., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 6 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, ndërsa shtetasit E. H. i kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Më pas, në bashkëpunim dhe me shërbimet e DVP Durrës, u organizua puna dhe u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit O. K., në qytetin e Durrësit, ku u gjetën dhe u sekuestruan dhe 27 doza të tjera me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, si dhe një peshore elektronike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!