30 minuta breshër shkatërrojnë 400 hektarë grurë në Korçë, fermeri: Humba 95% të prodhimit

schedule16:16 - 1 Korrik, 2022

schedule 16:16 - 1 Korrik, 2022

30 minuta breshër shkatërruan plotësisht të mbjellat e fermerëve të Maliqit dhe Devollit.

Dëme më të mëdha janë konstatuar në fshatrat Orman, Rrëmbec, Pendavinj dhe Pojan.

Breshëri ka rrafshuar mbi 400 ha sipërfaqe të mbjella me grurë. Fermerët thonë se pas pak ditësh do të korrnin e tregtonin grurin pohojnë se kanë humbur thuajse gjithë prodhimin e grurit, i cili për pak ditë do të korrej dhe dilte në treg.

“370 dynym grurë kam, 95% u dëmtua, s’ka mbetur më kokërr në kallinj. Për një javë do ta korrnim, na e korri zoti këtë vit.”

“Është njëlloj si ra tërmeti ju siguroi shtëpi shteti, për ne është super tërmet. 2 mijë kuintal të pritshëm.”

“Ne me këtë rrojmë. Është një vit i tërë punë, shpenzimet shumë të mëdha.”

Nga breshëri u dëmtuan dhe dhjetëra hektarë me dru frutorë. Fermerët kërkojnë dëmshpërblim.

Kreu i bashkisë së Maliqit thonë se për verifikimin e dëmeve do dërgojnë grupe punë në terren.

“S’flasim dot me përqindje siç shprehen banorët po ne do ngremë grupe pune me specialistë për të parë situatën në vend. Po është ministria e bujqësisë që me urdhër të posaçëm dërgon grupe.”

Fermerët e Korçës humbin çdo vit një pjesë të konsiderueshme të prodhimit si pasojë e fenomeneve natyrorë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!