Prokuroria e Posaçme ka kërkuar pushimin e çështjes për 7 ish-gjyqtarë, të akuzuar për fshehje pasurie. Gazetari Ermal Vija raporton se SPAK kërkon pushimin e çështjes argumentin se s’ka vepër penale.
- Xhezair Zaganjori, ish-kreu i Gjykatës së Lartë;
- Tom Ndreca, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
- Gani Dizdari, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;
- Edmond Islamaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
- Guxim Zenelaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
- Besnik Imeraj, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;
- Aleksandër Muskaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë
Ish-gjyqtarët e dorëhequr dhe shkarkuar nga vettingu u kallëzuan penalisht nga avokati Fran Dashi për evazion fiskal e fshehje pasurie.
SPAK këtë të premte paraqiti kërkesën në GJKKO për pushim çështje. Vendimi do të shpallet më 7 korrik ora 14. /abcnews.al