Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Elbasan. V.M., 41 vjeç, u arrestua pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa A. F., 60 vjeç dhunoi ish-bashkëshorten që ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:
V.M., 41 vjeç, banues në fshatin Hajdaran, Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;
A.F., 60 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al