Tirana ka arritur të bëjë një tjetër afrim përpara ndeshjeve të Champions League. Kampionët kanë firmosur me lojtarin e Maqedonisë së Veriut.
Bëhet fjalë për Besir Isenin, me qendërmbrojtësin që vjen nga skuadra e Strugës, ndërsa me kryeqytetasit ka firmosur një kontratë 3-vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një video të postuar në rrjetet sociale, ku tregohet se 22-vjeçari sot i është bashkuar edhe pjesës tjetër të skuadrës në stërvitje, duke u vënë menjëherë nënurdhrat e trajnerit Orges Shehi.
“Klubi i Futbollit Tirana njoftoj afrimin e lojtarit Besir Iseni. Qendërmbrojtësi do të vishet bardheblu për tre sezonet e ardhshme. 22 vjeçari i është bashkuar sot ekipit në seancën stërvitore”, shkruhet në postimin e kryeqytetasve.
View this post on Instagram
/f.a/abcnews.al