Shumë familje në Tiranë po vuajnë pasojat e reshjeve të dendura të shiut të së enjtes. ABC Neës ishte në një prej tyre në zonën e Laprakës. Banorët tregojnë se mundi i një jete iu ka shkuar dëm.
Uji ju ka pushtuar shtëpinë e nuk po dinë si të shpëtojnë prej tij.
Familjes Peraj në njësinë administrative të Laprakës reshjet e dendura të shiut, të enjten, i përmbyten banesën, ndërsa gjendja ështeë sikur të ketë ndodhur sot.
Mundi i një jetë iu ka shkuar dëm.
Familja prej pesë personash është zhvendosur në shtëpinë e të vëllait, një kat më lart, ndërsa kryefamiljari na tregon për atë natë.
Problem i kësaj zone është mungesa e kanalizimeve. Policia dhe zjarrfikëset thotë e zonja e shtëpisë ndonese i vizituan i lanë sië i gjetën.
Kryqi i kuq ju shkoi ndihmë me batanije, ushqime e kite higjenikë, por kjo familje ka vetëm një kërkesë.
Kjo është vetëm një nga familjet e përmbytura në Tiranë.
Emergjencat Civile raportuan se në Bathore janë përmbytur 75 familje, në Kamëz 38 dhe në Paskuqan 18 familje./abcnews.al
https://youtu.be/LEl_bCIMMss