Human Rights Watch: Sulmi në qendrën tregtare në Ukrainë duhet të hetohet si krim lufte

schedule11:54 - 30 Qershor, 2022

schedule 11:54 - 30 Qershor, 2022

Bombardimi i qendrës tregtare në Kremenchuk, në Ukrainën qendrore, “duhet të hetohet si një krim i mundshëm lufte”, tha në një deklaratë Human Rights Watch, shkruan CNN.

Në një raport të botuar të enjten, Yulia Gorbunova, shtoi se “nëse autoritetet ruse nuk e bëjnë këtë, Gjykata Penale Ndërkombëtare dhe organet e tjera hetuese do të nisin hetimet”.

Në një raport të plotë për sulmin, HRW foli me 15 persona për të publikuar raportin e tyre, duke përfshirë të plagosurit, mjekët, stafin e qendrës tregtare, dëshmitarë të tjerë dhe zyrtarë lokalë. Gorbunova shtoi se “civilët e Kremençukut, të cilët pësuan një humbje kaq të madhe nga goditja e 27 qershorit, meritojnë drejtësi.

Duhet të ketë një hetim të plotë dhe ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi,” përfundoi ajo.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!