Nevojat për gjak ne Shqipëri janë dyfish më të mëdha se dhurimet vullnetare të tij. Shqetësimi ngrihet nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu. Në Ditën Botërore të Talasemisë, ministria çeli fushatën e dhurimit vullnetar të gjakut, me synimin për të mbuluar nevojat gjatë sezonit veror. “Dhuroni gjak, gjaku as mund të blihet e të shitet, mundet vetëm të dhurohet”, apeloi ministrja Manastirliu.
Ftesa për t’u përfshire në këtë çështje, vjen dhe nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili ishte i pranishëm në seancën e dhurimit të gjakut, organizuar nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Tiranës.
Me rastin e 1-vjetorit të krijimit të Aleancës për Dhurimin e Gjakut, Presidenti Meta u shpreh se do të vijojë angazhimin në këtë kauzë./ABC News Albania 24/7