Nicolo Zaniolo është lojtari më i komentuar ditët e fundit në mediat italiane. E ardhmja diskutohet mes disa skuadrave të cilat kërkojnë shërbimet e yllit të Romës, i cili momentalisht po kalon ca ditë pushime.
Zaniolo është kapur nga paparacët e revistës së njohur “Chi” në një jaht, ku ndodhej në shoqërinë e një vajze nga Shqipëria.
Bëhet fjalë për estetisten, Kejdis Bardhu, e cila jeton dhe punon në Itali, teksa tashmë duket se mes dyshes ka nisur një romancë.
Kujtojmë se Zaniolo ishte vendimtarë në finalen e Conference League, pasi arriti të shënonte golin e fitores për Romën, me verdhekuqtë që fituan edhe trofeun e këtij kompeticioni, i cili në vitin e parë të tij u luajt në “Air Albania”.
/f.a/abcnews.al