Nexhmedin Spahiu në Abc Live: Njohja reciproke Kosovë-Serbi, një budallallëk me brirë i Albin Kurtit

schedule14:17 - 29 Qershor, 2022

schedule 14:17 - 29 Qershor, 2022

Politologu Nexhmedin Spahiu bëri deklarata të forta gjatë intervistës së mesditës së sotme ne Abc Live në lidhje me marrëveshjet Kosovë-Serbi duke e cilësuar një budallallëk me brirë deklaratat e kryeministrit Albin Kurti për “njohje reciproke mes dy shteteve”.

Spahiu tha se nuk ka se si të ndodhë që vendet e reja, siç është Kosova, të njohin ato që janë më të vjetra, pasi kjo sipas tij ndodh automatikisht pas krijimit të një kombi të ri, i cili domosdoshmërisht i njeh shtetet e kombet para tij.

Serbia është krijuar që në vitin 1878 me Kongresin e Berlinit dhe nuk ka se si Kosova të njohë Serbinë. Kjo e njohjes reciproke Kosovë-Serbi është një budallallëk me brirë i Albin Kurtit dhe shumë politikanëve të tjerë, për arsye se nuk njihen kombet më të vjetra. Nuk ka ndonjë procedurë për shembull që Kosova të njohë Francën, Gjermaninë apo Amerikën. Këto të fundit e njohin Kosovën dhe jo e anasjellta. Kur Kosova ka shpallur pavarësinë, automatikisht i ka bërë ftesë Republikës së Serbisë për marrëdhënie të mira fqinjësore. Kjo është njohje. Tani Albin Kurti thotë nuk e njoh. Sepse nuk mundet që qeveria të zhbëjë një vendim që e ka marrë Parlamenti”, tha Spahiu duke theksuar se në fakt, ajo që i duhet Kosovës, është njohja nga Serbia.

Sa i përket vizitës së Lajçakut në Kosovë, Spahiu tha se ai ndodhet në rajon për të finalizuar marrëveshjet Kosovë-Serbi.

Është sukses i çdo diplomati që të finalizojë marrëveshjet e nënshkruara mes shteteve. Tani është momenti që Serbia të njohë Kosovën me një pazar më të lirë”, tha Spahiu në Abc Live. /abcnews.al